E pyesin a frikësohet nga Albin Kurti? Kjo është përgjigja e nënkryetarit të Listës Serbe

E pyesin a frikësohet nga Albin Kurti? Kjo është përgjigja e nënkryetarit të Listës Serbe

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në RTV Dukagjini është pyetur nëse ka frikë nga Albin Kurti pasi ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, përcjellë Periskopi.

Ai tha se nuk i ka pëlqyer retorika që ka përdorur as gjatë fushatës e as pas zgjedhjeve.

“Shikoni pas gjithë kësaj që kemi mbijetuar unë nuk po flas për frikë por për brengosje, nuk e pëlqej këtë retorikë, dhe retorika që e përdorë Vetëvendosje pas zgjedhjeve nuk më pëlqen. Edhe farsa për votat nga Serbia, ka raportuar edhe AP, por kur doli që nuk është helmuar asnjë person atëherë askush nuk e demantoi lajmin”, tha Simiq.

Shpërndaje në: