E quajti analfabetë, Sherifi ia kthen Haskukës: Mjeruese, i zhytur dhe i mytyn deri në fyt në korrupsion

E quajti analfabetë, Sherifi ia kthen Haskukës: Mjeruese, i zhytur dhe i mytyn deri në fyt në korrupsion

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka quajtur analfabetë kryetarin e Nismës në këtë qytet Zafir Berishën dhe zyrtarin tjetër të këtij subjekti politik Bilall Sherifin.

E ndaj kësaj deklarate, ka reaguar sërish zyrtari i Nismës Bilall Sherifi i cili i tha Periskopit se  është dëshpëruese reagimi  i tij, dhe të njëjtën kohë sipas Sherifit shpërfaqë gjendjen mjeruese të tij.

Sherifi tha se Haskuka përfundoi mandatin duke u “zhytur dhe i MYTUN deri në FYT në korrupsion!”

“Është një reagim dëshpërues që shpërfaqë gjendjen mjeruese të një njeriu që fitoi pushtetitn me premtimin se do të MYT korruposionin, por në fund të mandatit përfundoi i zhytur dhe i MYTUN deri në FYT në korrupsion!”, ka thënë Sherifi për Periskopin.

Kujtojmë se reagimet e Zafir Berishës dhe të Bilall Sherifit ishin  pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender nga Komuna e Prizrenit mbi një milionë euro me dokumenta fictive.

 Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Zafir Berisha i cili e quajti mashtrues dhe të  pafytyrë Haskukën./Periskopi

Shpërndaje në: