E quajti ‘psikopat’, por zhduket ish e dashura e Ronaldos (FOTO)

E quajti ‘psikopat’, por zhduket ish e dashura e Ronaldos (FOTO)

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon.

Portugezi duhet të përballet me të kaluarën, por ndërkohë Jasmine Lenard, akuzuesja e tij e re, është zhdukur nga rrjetet sociale.

Lajmi është dhënë nga “Mundo Deportivo” dhe ka lidhje me ish-të dashurën e CR7, e cila është bërë një nga më të kërkuarat në internet pas deklaratave të ashpra të bëra kundrejt yllit të Juventusit, të cilin ajo e ka quajtur psikopat.

Tani ajo dhe akuzat e publikuara në rrjetet sociale janë zhdukur dhe kjo manovër mund t’i krijojë shumë probleme.

Në fakt, fshirja e deklaratave nuk mjafton për të ndryshuar opinionin publik.

Sipas të përditshmes spanjolle, mbrapa kësaj lëvizjeje ka diçka serioze.

Zhdukja mediatike mund të jetë një zgjedhje e menduar mirë.

Ata që mund të kërkojnë Jasmine Lenard në Twitter do të marrin si përgjigje se kjo faqe nuk ekziston.

Edhe profili në   Instagram është “blinduar”. Hipoteza e ngritur nga “Mundo Deportivo” është se Jasmine mund të jetë këshilluar nga avokatët për ta bërë një gjë të tillë.

E vetmja siguri është se kjo histori nuk mbaron me kaq. Mbetet për t’u kuptuar sesi do të vazhdojë.

Shpërndaje në: