E rëndë në Prishtinë: Kamioneta godet për vdekje fëmijën 1-vjeçar

E rëndë në Prishtinë: Kamioneta godet për vdekje fëmijën 1-vjeçar

Një fëmijë 1-vjeçar ka vdekur pasi është goditur për vdekje nga një kamionetë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë, rreth orës 09:30.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Tutje ajo ka shtuar se me vendimin e prokurorit ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim pë r48 orë

Shpërndaje në: