E rëndë: Punëtorin e kompanisë “Pastrimi” e zë pjesa ku futen mbeturinat, dërgohet në QKUK

E rëndë: Punëtorin e kompanisë “Pastrimi” e zë pjesa ku futen mbeturinat, dërgohet në QKUK

Një punëtor i Kompanisë Rajonale “Pastrimi” rreth një orë më parë ka marrë lëndime trupore gjatë kohës sa ishte duke salduar një pjesë të një automjeti që bartë mbeturina.

I lënduar ka mbetur 45 vjeçari, Rr.H., që është punëtor i pjesës teknike dhe ngjarja ka ndodhur në oborrin e kompanisë.

“Në bazë të informatave që i kemi deri tash punëtori në fjalë ka qenë duke salduar brenda kamionit dhe në një moment të caktuar, njëra nga prerëset, ose një pjesë që e ka pasë siguresën e sigurisë së tij brenda i ka rënë përmbi trup. Ajo ka masë të rëndë, sepse brendësia e kamionit është e hekurt, bëhet fjalë diku të presa e kamionëve.” u shpreh për Klan Kosova kryeshefi i Kompanisë, Burim Kelmendi.

Tutje, ai tregoi se punëtori ka mbetur brenda kamionit, derisa kolegët e kanë bërë një intervenim dhe e kanë hapë prerësen e kamionit.

Më pastaj Hetemi është dërguar në emergjencë dhe nga QKUK kanë bërë me dije se punonjësi nuk ka dëmtime të jashtme, megjithatë dyshohet për dëmtime të brendshme dhe po kryhen ekzaminime nga mjekët.

“Me vetëdije ka qenë, sepse ka qenë brenda kamionit duke bërtitur, kanë intervenuar punëtorët tjerë derisa e kanë hap atë pjesë të kamionit, por megjithatë ka pësuar lëndime.”

“Te pajisjet ose te masat mbrojtëse të gjitha i kanë, por megjithatë kohë pas kohë aksidente ndodhin, ky nuk është aksident që ka ndodhë jashtë kornizave të mbrojtjes së sigurisë në punë. Mirëpo është aksident që ka ndodhë me të gjitha masat mbrojtëse që i kemi marrë, megjithatë ka ndodhë.”

Në vendin e ngjarjes janë hetuesia dhe inspektorati i punës.

Shpërndaje në: