E rëndë: Rusia po i djeg trupat për t’i fshehur gjurmët e mizorisë

E rëndë: Rusia po i djeg trupat për t’i fshehur gjurmët e mizorisë

Zyrtarët e Mariupolit kanë akuzuar Rusinë për përpjekjet e saj për t’i fshehur vrasjet e  mijëra civilëve në qytetin e rrethuar duke përdorur krematoriumet lëvizëse për t’i djegur trupat, shkruan Al Jazeera, përcjell Periskopi

Porti jugor ka qenë cak i sulmeve të pandërprera që kur trupat ruse e rrethuan atë me 2 mars. Mijëra banorë të kësaj zonë që kanë mbetur të ngujuar, kanë mbetur pa ujë, pa ushqim dhe me barna.

“Vrasësit po i fshehin gjurmët e tyre”, tha këshilli i qytetit në një seri të postimeve në rrjete sociale. “Liderishipi i lartë rusë ka urdhëruar shkatërrimin e çdo lloj evidente të krimeve të kryera nga ushtria ruse në Mariupol”.

Boychenko tha se më shumë se 5000 civilë janë vrarë gjatë javëve të fundit nga sulmet me bomba dhe luftimet në rrugë, ku 210 prej tyre ishin fëmijë. Ai tha se forcat ruse kanë bombarduar spitale, përshirë një ku 50 persona janë djegur për vdekje.

Boychenko tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së Mariupolit është shkatërruar prej granatimeve.

Forcat ruse i përdorin këto krematoriume për t’i djegur trupat e ushtarëve rusë në mënyrë që t’i fshehin numrat real të vdekjeve të tyre gjatë luftës, thuhet në postimin në Facebook.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar akuzat se forcat e saj kanë kryer mizore dhe ka deklaruar se ajo “do të sjellë dëshmi empirike” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të dëshmohet se trupat e saj janë të pafajshme.

Shpërndaje në: