E ripërsëritë Pochettino: PSG do ta bëjë maksimumin për ta mbajtur Mbappen

E ripërsëritë Pochettino: PSG do ta bëjë maksimumin për ta mbajtur Mbappen

Sipas shumë zërave, e ardhmja e Kylian Mbappe lidhet kryesisht me skuadrën e Real Madrid.

Ylli francez ka pasur shumë kontakte me ‘Los Blancos’ edhe në fundin e merkatos së kaluar dhe tashmë thuhet se janari do ta dërgojë atë në Madrid.

Megjithatë, trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, ka thënë se skuadra parisiene do të bëjë gjithçka për të mbajtur lojtarin aty edhe në të ardhmen.

“Kylian Mbappe do ta marrë vendimin që ai dëshiron (për të ardhmen e tij)”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

“Paris Saint Germain do të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur atë në klub. Mund t’ia ndryshojmë mendjen dhe ta bëjmë të qëndrojë”, shtoi trajneri argjentinas.

Duket se Real Madridi nuk do të ketë punë më të lehtë as në janar, pas sagës së zgjatur të verës. /Periskopi/

Shpërndaje në: