E rrallë: Boksieri i përshpëriti kundërshtarit emrin e Mike Tysonit para se t’ia kafshonte veshin

E rrallë: Boksieri i përshpëriti kundërshtarit emrin e Mike Tysonit para se t’ia kafshonte veshin

Ivan Redkach i përshpëriti në vesh “Mike Tyson” kundërshtarit të tij, Danny Garcia, para se ta kafshonte në meçin e peshave të mesme.

Garcia e mposhti Redkach me vendim unanim pas një paraqitjeje dominuese, duke dërguar bilancin e tij në 36 fitore dhe vetëm dy humbje, transmeton Periskopi.

Por meçi mbeti nën hijën e sjelljes shokuese të Redkachit, i cili kafshoi Garcian në stilin e Mike Tysonit.

Tyson famësisht kafshoi Evander Holyfieldin në meçin e tyre të dytë më 1997, që ia dha fitoren Holyfieldit, me Tysonin që u diskualifikua.

Meçi ikonik që nga atëherë njihet si “Meçi i Kafshmit”, dhe është një prej më të famshmeve në histori të boksit.

Ndryshe nga Tyson, Redkach nuk u diskualifikua gjatë meçit dhe iu lejua të vazhdojë, pasi u paralajmërua nga referi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: