E rrallë: Vetëvendosje i kthehet flamurit kuq e zi

E rrallë: Vetëvendosje i kthehet flamurit kuq e zi

Kryetari aktual i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri sot shpalosjen e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku po garon edhe për një mandat katërvjeqar në udhëheqjen e partisë, shkruan Periskopi.

Kurti në mesin e mijëra aktivistëve e simpatizantëvë kërkoi votëbesimin e tyre në prag të zgjedhjeve të së dielës.

E një gjë e cila ka rënë në sy në këtë tubim të Lëvizjes Vetëvendosje është se ky subjekt politik është kthyer edhe njëherë tek flamuri kombëtar pas më shumë se një viti në Qeveri me flamurin e Kosovës.

Kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti me ardhjen në krye të ekzekutivit kishte marrë flamurin e Kosovës, ndërsa tani si duket është kthyer përsëri tek flamuri Kuq e Zi.

Kujtojmë se në kohën sa ishte opozitë, Albin Kurti kishte një koment ndryshe nga tani për flamurin e Kosovës. Ai në një manifestim të organizuar nga opozita dikur, thoshte se “s’mund të ecim përpara me atë flamur lara-lara [duke i’u referuar flamurin të Kosovës].

Madje ai kishte një kauzë të fuqishme për bashkim kombëtar me Shqipërinë, madje kjo ishte edhe një ndër kauzat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje. Por, me ardhjen në pushtet këto qëndrime të kryeministrit të tanishëm ndryshuan. Ai, thotë se “do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë vetëm përmes në një referendumi demokratik”.

Pas gjithë kësaj, shtrohet vetëm një pyetje: A po i rikthehet Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje flamurit kuq e zi…? /Periskopi/

Shpërndaje në: