E shëmtuar: Deputetja e VV-së fejon djalin dhe bën aheng me muzikë heavy-tallava, gjobitet restoranti

E shëmtuar: Deputetja e VV-së fejon djalin dhe bën aheng me muzikë heavy-tallava, gjobitet restoranti

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në një restorant të fshatit Ujmir të Klinës, që kishte thyer masat anti-Covid të Qeverisë së Kosovës.

Të shtunën, në këtë restorant është fejuar djali i një pushtetareje. Bëhet fjalë për deputetën e VV-së, Drita Millakun.

Kësisoj, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video incizimeve se gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mosrespektim të masave të vendosura.

“Me qëllim të zbatimit të masave parandaluese, apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit. Policia po ndërmerr dhe do të vazhdojë të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Vendimi aktual i Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit ndalon mbajtjen e ahengjeve, masë kjo në fuqi edhe kur u fejua djali i Drita Millakut.

Millaku e ka mohuar që djali i saj është fejuar të shtunën megjithëse fotografitë dhe pamjet e publikuara tregojnë tjetërçka.

Shpërndaje në: