E shëmtuar: Policia inspekton orën policore, por kërkon të mos bëhet zhurmë as në banesa

E shëmtuar: Policia inspekton orën policore, por kërkon të mos bëhet zhurmë as në banesa

Policët e Kosovës në këto orë të vona padyshim që po kryejnë punën e tyre duke inspektuar në hapësira të ndryshme nëse dikush po thyen masën e kufizimit të lëvizjes.

Mirëpo si duket në raste të caktuara inspektimi po kalon në një nivel tjetër. Dëshmitarë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë, për Periskopin kanë treguar se policia i ka kërkuar një komshiu të tij që të mos bëjë zhurmë as nga banesa.

‘’Banorët në fjalë thjesht ishin në ballkon dhe as që po bënin zhurmë’’, tha një dëshmitar okular.

Në redaksinë e Periskopit është dërguar edhe një video që paraqet vizuelisht situatën në fjalë e cila ndodhi në orën 23:30./PERISKOPI/

Shpërndaje në: