‘E shokuar’ – Blerta Deliu reagon për vrasjen e gruas në Pejë

‘E shokuar’ – Blerta Deliu reagon për vrasjen e gruas në Pejë

Deputetja e partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë që dyshohet se u vra nga burri i saj, shkruan Periskopi.

Sipas sa,j për vetëm tri ditë u vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre.

“Derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, nëpër tërë territorin e Kosovës – pa mbrojtje, pa za, pa mbështetje. Dhembje pa fund. E shokuar!”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:
Para tri ditësh u vra Erona – sot Gjyljeta. Të dyja nga partnerët e tyre. Njëra para dhe tjetra gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, nëpër tërë territorin e Kosovës – pa mbrojtje, pa za, pa mbështetje. Dhembje pa fund. E shokuar!

Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

 

Shpërndaje në: