E tepron Busquets, thotë se Barca mund ta fitojë Champions League edhe pa Messin

E tepron Busquets, thotë se Barca mund ta fitojë Champions League edhe pa Messin

Barcelona nis nesër aventurën në sezonin e ri të Champions League, me një përballje mjaft të vështirë.

Bayern Munich do të jetë skuadra e parë që konteston pikë me Barcelonën në Champions League. Sergio Busquets është mjaft optimist për këtë përballje, por edhe për sezonin në përgjithësi.

Mesfushori spanjoll ka thënë se Barcelona mund ta fitojë edicionin e Champions League edhe pa Messin në përbërje, qëndrim ky që pak tifozë mund të pajtohen me të.

“Ishte shokues për ne, për gjithçka që Leo ka dhënë për Barcën dhe mua personalisht”, ka thënë fillimisht Busquets, i pyetur për largimin e Messi, transmeton Periskopi.

“Jemi në fillim të sezonit dhe duhet të mësohemi të luajmë pa Leon. Çdo gjë mund të ndodh në futboll”, shtoi ai, i pyetur nëse Barca mund të fitojë pa Messin. “Chelsea fitoi sezonin e kaluar dhe nuk ishin favoritët”, ishin fjalët e spanjollit.

Busquets vazhdon të jetë nga pikat kyçe të skuadrës katalane dhe pritet të jetë startues edhe në ndeshjen që do të jetë e para e sezonit për skuadrën e tij në Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: