E tepron presidenti i Sllovenisë: Në sy të presidentes Osmani kërkon formimin e Zajednicës

E tepron presidenti i Sllovenisë: Në sy të presidentes Osmani kërkon formimin e Zajednicës

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahour, në sy të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se duhen respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Sebisë, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe [Zajednicës].

Pahor tha se temat më me rëndësi mund të zgjidhen në dialog, por kushti i parë është respektimi i marrëveshjeve të arritura, në një aludim të qartë për Zajednicën. ]

“Temat më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet. Ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje… Derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Pahor.

Paraprakisht, Vjosa Osmani kishte thënë që formimi i Asociacionit nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Shpërndaje në: