E tepron Rudiger, kërkon 400 mijë funte për javë, për kontratën e re me Chelsea

Periskopi.com Sporti

Antonio Rudiger është problemi i radhës për skuadrën e Chelsea.

‘Blutë’ po synojnë kontratën e re me mbrojtësin gjerman Rudiger, por duket se një marrëveshje vështirë se do të arrihet.

‘Dailymail’ raporton se kërkesat e mbrojtësit gjerman janë të jetë lojtari më i paguar në ‘Stamford Bridge’, transmeton Periskopi.

Aktualisht, lojtari paguhet 125 mijë funte në javë dhe kontrata aktuale e tij skadon gjatë verës së ardhshme.

Rudiger do të qëndrojë te Chelsea vetëm nëse do të fitojë 400 mijë funte në javë. Romelu Lukaku fiton 350 mijë funte në javë. /Periskopi/