E thotë gazetari i njohur: AAK do të dalë fituese e zgjedhjeve të 17 tetorit

Periskopi.com Lajme

Gazetari i mirënjohur Ridvan Berisha në një status në rrjetin social Facebook ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 17 tetorit 2021 sipas pikëpamjes së tij partia që do dal fituese do jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai ka thënë se AAK, njëra prej partive me trashëgimi lufte, ka ruajtur një kohezion ndikimi te votuesi i saj me po atë për qindje që e ka edhe tani.

“Rraskapitjet e padrejta me të cilat u përballë z. Ramush Haradinaj me Hagën shkaktuan jo pak ndikim në zbehjen e ndikimit në publik të kësaj partie sa i takon shtrirjes gjeografike te votuesi. Sot, nëpritje të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kujtojmë se në nivel lokal AAK udhëheqë me disa komuna të rëndësishme, ka një votë popullore që dallon mjaft nga vota e 14 shkurtit, e zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës”.

Tutje Berisha ka theksuar se është deklaruar edhe publikisht se kandidatura e Daut Haradinajt është nderë për kryeqytetin duke u shprehur se ai ka vullnet që ta bëjë Prishtinën një vend të shansit për zhvillim dhe se është interes i kryeqytetit ta ketë një kryetar që nuk i merrë me shaka problemet e qytetarëve. Më tej Berisha shprehet optimist në fitoren e Aleancës në gjashtë komuna ku shprehet se gara nuk do jetë e lehtë por që mendon se AAK do dal me fitore.

“AAK mendoj se, mund te qeverisë me Ardian Gjinin në Gjakovë megjithëse gara fare nuk do të jetë e lehtë. Po ashtu, ky subjekt do të festoj mbase edhe fitoren në Suharekë. Gara interesante do të jetë edhe në Klinë, e në Rahovec me Smajl Latifin, treguesit e tashëm flasin për përparësinë e tij në raport me rivalet. Deçani, Juniku, mendoj se qysh tani dihet rezultati në favor të AAK-së.

Kësaj radhe mjaft interesante do të jete gara në Istog. LDK në këtë qytet duket se vërtetë është e lodhur dhe nuk po e them me opurtunizëm por shanset reale për fitore i ka kandidati i AAK-së Bekë Berisha. Të kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale atje ishte fitues real Gani Dreshaj, po nga AAK. Ai hoqi dorë nga ankimimet dhe thjesht nuk e qoi procesin legal më tutje”.

Po ashtu Berisha ka thënë se po arriti AAK me ndihmën e partnerëve politik dhe mbi të gjitha të votuesve, që Daut Haradinaj të qeverisë me Prishtinën mendoj se kjo e përfaqëson kryerezultatin duke thënë se kjo në esencë është momenti historik për ekzistencën politike të AAK-së.

Shpërndaje në: