E thotë Tuchel: Kovacic dhe Lukaku mungojnë ndaj Leicester

E thotë Tuchel: Kovacic dhe Lukaku mungojnë ndaj Leicester

Thomas Tuchel ka konfirmuar situatën jo të mirë te Chelsea, të shkaktuar nga lëndimet.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes që Chelsea e luan ndaj Leicester.

Ai ka thënë se Romelu Lukaku dhe Mateo Kovacic janë akoma jashtë skuadrës.

“Mund t’ju them se Mateo Kovacic dhe Romelu Lukaku janë akoma jashtë për ndeshjen ndaj Leicester, nesër”, ka thënë Tuchel, transmeton Periskopi.

“Romelu është afër rikthimit në stërvitje, kështu që shpresojmë që ai do t’i bashkohet skuadrës të dielën”, ka shtuar gjermani.

Ndeshja ndaj Leicester do të jetë një test i vështirë për Tuchel. Tri pikët janë shumë të nevojshme për kreun e tabelës. Mbetet të shihet se si do të ecin punët me gjithë këto mungesa. /Periskopi/

Shpërndaje në: