E tmerrshme: Aeroplani në Australi ua kujton qytetarëve të Brisbane 11 shtatorin e Kullave Binjake

E tmerrshme: Aeroplani në Australi ua kujton qytetarëve të Brisbane 11 shtatorin e Kullave Binjake

Disa pamje të frikshme janë publikuar nëpër rrjetet sociale nga qytetarë të Brisbane në Australi.

Një Aeroplan ushtarak i Australisë është parë duke manovruar mes ndërtesave të qytetit, duke ngjallur shumë frikë te banorët, përcjell Periskopi.

Një qytetar ka shkruar në ‘Twitter’ se të gjithëve “iu kishte ardhur në mendje tragjedia e 11 shtatorit”.

Boeingu C-17A është filmuar gjatë së enjtes, në një trajnim që aeroplani po e bënte në lartësi të vogël.

Qytetarët e Brisbane ishin lajmëruar paraprakisht për këto ngjarje, por disave u kishin ikur këto lajme.

“Jo, jo, jo, jo. Një aeroplan ushtarak po fluturon afër ndërtesave të qytetit, qëllimshëm. Ishte një kthim në memoriet e 11 shtatorit”, ka shkruar një qytetar, transmeton Periskopi.

“Aeroplanët e Brisbane më kanë futur frikën në vitin tim të parë që jetoj këtu, sepse nuk e dija për ta”, ka thënë një qytetare tjetër.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: