E tmerrshme: Lypsin vota, por ja si pacientët barten nga familjarët në QKUK (Foto)

E tmerrshme: Lypsin vota, por ja si pacientët barten nga familjarët në QKUK (Foto)

Doktori i njohur në Kosovë, Liridon Selmani ka publikuar disa fotografi ku shihen disa familjarë teksa bartin pacientët për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aty shihet se si tre familjarë e shtyjnë krevatin me pacientë në mes të oborrit të QKUK-së, raporton Periskopi.

Selmani ka shkruar se përderisa liderët politikë lypsin vota për të nxënë karrigat, ky është realiteti nëpër të cilin po kalojnë qytetarët.

‘Ketu e kane sjelle nivelin e mjekesise kosovare politikanet tane. Shume kolege te mi tash disa muaj skane marr rroga, nuk iu kompenzohen kujdestarite, protestojne per punesim. A po kerkoni vota, shkoni bre ne’, ka shkruar Selmanaj.

Liridon Selmani është mjek në QKUK, i cili si Doktor Shkence në Universitetin e Mjeksësisë në Prishtinë kishte realizuar hulumtimin e vet pjesërisht në laboratoret e Universitetit të Vjenës, ndërsa ai ka edhe shumë çmime si urolog.

/Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: