E tmerrshme/ Motra e viktimës: I kanë mëshu me allti në krye, vjehrra e përcjellke kur vijke te na

E tmerrshme/ Motra e viktimës: I kanë mëshu me allti në krye, vjehrra e përcjellke kur vijke te na

Motra e viktimës shtatzënë ka bërë një rrëfim prekës lidhur me rastin tronditës, trnasmeton Periskopi.

Ajo ka treguar se çfarë maltretimi e dhune ka përjetuar nga ish burri e familjarët e tij Hamide Gashani.

‘’Pas tre muajve martesë ka pasë dhunë në familje dhe jemi detyru me shku me ndalë. Me djalin e mixhës së babës, është polic se ka pasë dhunë. E kanë maltretu e kanë shti brenda, me qykë të alltisë i kanë mshu në kry. Krejt trupin e mavitë e ka pasë. S’e kanë lënë me ardhë kurrë në Llukagji hiç. Kur e thirrshim me ardhë me nejtë, na thojke motër nihemi nesër, e kur i thoshim cka ki, s’na kallëxojke. Pas një kohe kemi shku me motrën me marr, por nuk na kanë lëshu. Edhe atëherë na ka thënë jo s’muj. Edhe kur ka ardhë ka ardhë me përcjellje të vjehrrës.

‘’Pasi janë nda, ka ardhë ish bashkëshorti u sill nëpër sokak a këtu brenda s’ka guxu me hy. Ka qenë rasti në polici, qendrën sociale, prokurori. Të shtunën e kemi cu në gjinekologji se rastin e kemi urgjent. ‘’

‘’Ka dalë në orën 6 me ble diçka me një shoqe, kur ka dalë ai tinza e ka vra me armë zjarri pa krisma. I ka mëshu njëherë e ka rrëzu e tani së dyti  e ka mbyt.  U kanë motra e vet e vjehrra që me kthy në shpi hatri djalit, ajo ka thënë unë gjallë nuk vi ,e  për të dektë nëse më merrni po. Ka pasë mbrojtje, por kurrkush në mbrojtje si ka dalë. E kanë ru, qikaq ora, një orë ia ka thënë me nejt, mas ni ore me dalë. Ajo veç ka kajtë se ka pasë malteretim shumë, në banjo me shku, e kanë rujtë. I ka thënë prindërit si ke aty, edhe s’ki cka lypë me shku në shpi të babës.’’, shtoi ajo./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: