E tmerrshme: Publikohet video e përleshjes së trajnerit dhe drejtorit sportiv të ekipit të Serie A

E tmerrshme: Publikohet video e përleshjes së trajnerit dhe drejtorit sportiv të ekipit të Serie A

Mediumet italiane kanë publikuar një video nga përplasja e trajnerit të Torinos, Ivan Juric dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati.

Sportitalia raportoi se kishte pasur një mosmarrëveshje gjatë vizitës së Vagnatit në kampin stërvitor parasezonal në Austri të ekipit të Torinos, sepse trajneri është i zemëruar me mungesën e përforcimeve në merkato.

Tani është shfaqur video në internet në lidhje me debatin e jashtëzakonshëm, i cili pa Vagnati duke i bërtitur Juric dhe duke u përpjekur ta sulmonte fizikisht atë.

“Mos ma ngri zërin, nuk ke respekt! Unë ju mbroj nga të gjithë”, duket se i ka thënë Vagnati – Juricit.

Ndërkohë, Juric, iu kundërpërgjigj Vagnatit me fjalë fyese: “shko q***”.

VIDEO

 

Shpërndaje në: