E transkriptuar: Tomë Gashi – gazetarit: Nashta e kam rrehë grunë teme për shkak të grusë tane (Video)

E transkriptuar: Tomë Gashi – gazetarit: Nashta e kam rrehë grunë teme për shkak të grusë tane (Video)

Në emisionin e debatit Pressing, gazetari Parim Olluri i ka thënë avokatit Tomë Gashi se ‘ka informacione që e ka rrahur gruan e tij’.

Pas kësaj, ka reaguar avokati i afërt me VV-në, z.Gashi, me këtë deklratë: “Po nashta e kam rrehë unë grunë teme për shkak t’grusë tane”.

Kjo është pjesa e transkriptuar Olluri VS Gashi, përcjell Periskopi:

Olluri: E dyta, çka nëse unë të them që gruaja jote u kanë në stacion të policisë edhe të ka denoncu që ti e ke rrehë…

Gashi: Joo, jo, jo, gabim je, nashta e kam rrehë unë grunë teme për shkak t’grusë tane. (më pas nuk kuptohet biseda).

Ndaj kësaj deklarate të Tomë Gashit, kanë filluar reagimet e shumta të aktivisteve për të drejtat e grave dhe shoqërisë civile.

Videon mund ta shihni KETU

Shpërndaje në: