E trishtë: Shpend Ahmeti voton thjesht si qytetar, në mungesë të gazetarëve shkruan në FB

E trishtë: Shpend Ahmeti voton thjesht si qytetar, në mungesë të gazetarëve shkruan në FB

Shpend Ahmeti duket se ka votuar pa praninë e gazetarëve në zgjedhjet lokale që për herë të parë pas tetë vitesh mbahen pa pjesëmarrjen e tij si kandidat.

Kryetari aktual i Prishtinës ka thënë që ishte “ndjenjë ndryshe me votu pa eqnë kandidat”.

“Megjithatë, votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ia dorëzoj mandatin, sipas të gjitha gjasave në dhjetor!” – ka thënë Ahmeti, përcjell Periskopi.

Ahmeti kishte qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës më 2013 dhe 2017 duke fituar që të dyja herët.

Komenti i plotë në FB:

Suksese të gjithë kandidatëve sot!   Ndjenjë ndryshe me votu pa qenl kandidat.  Megjithatë votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor!

Shpërndaje në: