E turpshme ajo që po ndodh me stadiumin “Adem Jashari”, në gjendje të mjerueshme – UEFA ia mori licencën

E turpshme ajo që po ndodh me stadiumin “Adem Jashari”, në gjendje të mjerueshme – UEFA ia mori licencën

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është shembull i gjalë se çka mund t’i ndodh një arene sportive nëse nuk menaxhohet si duhet.

Federata e Futbollit të Kosovës ka hequr dorë tërësisht nga kjo fushë, sigurisht e nxitur nga neglizhenca e institucioneve.

“Adem Jashari” pritej të ishte opsioni kryesor i ndeshjeve të Kombëtares për shkak të madhësisë që posedon, por gjithçka ka shkuar si mos më keq falë dështimit të institucioneve.

Ishin premtuar shumë investime, por asnjë prej tyre nuk u realizua. E gjendja aktualisht është aq e keqe, sa që kjo e ka detyruar UEFA-n t’ia marrë licencën dhe tani e tutje aty më nuk do të mund të organizohet asnjë ndeshje.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendës-sekretari në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti.

“Duhet të jemi realist në diçka. Stadiumin ‘Adem Jashari’ e kemi patur stadium të dytë, i cili ka qenë i licencuar tashmë më nuk e kemi atë licencë,” u shpreh fillimisht ai për “Sheshi”.

“Tashmë ne jemi tërhequr si Federatë sepse kemi pritur që nga janari të fillojnë punët për fillimin e rinovimit. Aty nuk filluan punët dhe ne tashmë e kemi vetëm stadiumin ‘Fadil Vokrri'”, përfundoi ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: