E turpshme: Edhe Korea e Veriut e kalon Kosovën në rënditjen e FIFA-s

E turpshme: Edhe Korea e Veriut e kalon Kosovën në rënditjen e FIFA-s

Kosova e ka shënuar një rënie të madhe në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten duke dalë prapa madje edhe një kombëtareje si Korea e Veriut. 

Kosova e zë vendin e 113-të në renditjen e FIFA-s tani, që është një rënie për katër vende krahasuar me renditjen paraprake.

Si pasojë e disfatave në tetor , Kosova i humbi 15 pikë në ranglistë, të cilat e zbresin atë katër pozita më poshtë në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e kaluar, të publikuar në shtator, Kosova renditjen e 109-a.

Disfatat 3:0 kundër Suedisë në Stokholm dhe 2:1 kundër Gjeorgjisë në Prishtinë i kushtuan Kosovës me rënie edhe në vendin e fundit në Grupin B kualifikuese për Kupën e Botës dhe trajnerit Bernard Challandes me humbjen e vendit të punës.

Kosova do t’i zhvillohet edhe dy ndeshje këtë vit, takimin përmbyllës të një fushate zhgënjyese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë dhe një miqësore me Jordaninë në nëntor.

Shpërndaje në: