E turpshme: Kompanitë e naftës i fituan 174 miliardë për nëntë muaj pas rritjes së çmimeve

E turpshme: Kompanitë e naftës i fituan 174 miliardë për nëntë muaj pas rritjes së çmimeve

Kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit fituan bashkë 174 miliardë në përfitime në nëntë muajt e parë të vitit derisa çmimet e naftës u rritën në ShBA, sipas një raporti të ri.

Përfitimet totale, që u panë ekskluzivisht nga The Guardian, përcjell Periskopi, tregojnë që në çerekun e tretë të 2021-s, top kompanitë e naftës dhe gazit i morën më shumë se 74 miliardë dollarë.

Nga janari në shtator, të hyrat për grupin, ku përfshihet Exxon, Chevron, Shell dhe BP, ishin 174 miliardë dollarë.

Çmimet e benzinës kanë shkuar në çmime rekorde, të tilla që nuk ishin tash e shtatë vjet, në ShBA.

Administrata e presidentit Joe Biden ka paralajmëruar se rritja e çmimeve po lëndon popullin që ka të ardhura më të vogla.

Por, këto kompani kanë treguar fare pak gatishmëri që të ulin çmimet, sipar këtij raporti. /Periskopi

Shpërndaje në: