E turpshme – Raiffeisen Bank përfiton edhe nga sëmundja e Anila Brahajt

E turpshme – Raiffeisen Bank përfiton edhe nga sëmundja e Anila Brahajt

‘Raiffeisen Bank’, banka austriake në Kosovë, nuk ka mëshirë ndaj asnjë klienti të saj edhe kur behët fjalë për llogaritë humanitare. Rasti i fundit që kjo bankë ka përfituar edhe nga llogaria e hapur për grumbullimin e mjeteve për shërimin e 21 vjeçarës, Anila Brahaj, e cila u diagnostifikua me sëmundjen e Leokemisë akute.

Për çdo shumë që e kanë transferuar qytetarët në llogarinë e hapur në emër të babait të saj, Isen Brahaj për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Anilës jashtë vendit, Raiffeisen Banka i ka ndalur nga 1.50 euro.

Kjo shihet edhe në dëshmitë që i ka siguruar portali INFOKUSI.COM. Në raportin e bankës, siç mund ta shihni në këto foto për secilin transferer banka i ka ndalur 1.50 euro, madje edhe për shumat nga 5 apo 10 euro që qytetarët i kanë dhuruar për t’i ndihmuar Anilës për operimin e saj nga sëmundja e Leokemisë akute./Infokusi/

 

 

Shpërndaje në: