E turpshme, trajneri serb e ‘përzë’ nga skuadra Arlind Ajetin

E turpshme, trajneri serb e ‘përzë’ nga skuadra Arlind Ajetin

Arlind Ajeti do të largohet nga Torino, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pikërisht në momentin e rikuperimit nga lëndimi, trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic ka vendosur ta largojë nga klubi mbrojtësin shqiptar, raportojnë mediat italiane.

Ajeti u transferua në verë te Torino nga Frosinone dhe paraqitjet e prishtinasit gjatë fazës përgatitore dhanë përshtypjen se do të shndërrohej në një titullar të padiskutuar për skuadrën, përcjell “Lajmi.net”.

Por, një dëmtim i rëndë i pësuar para fillimit të kampionatit dhe rezultatet mjaft të mira të Torinos gjatë këtij sezoni bënë që ai ta humbë pozicionin e tij në ekip.

Shpërndaje në: