E vërteta rreth Vetëvendosjes dhe projektit ‘Bilfinger’, në 22 fakte

Periskopi.com Lajme

Ky tekst më poshtë është shkruar nga një ish-ekspert i Qeverisë së Kosovës, i cili në 22 pika shpalosë të vërtetën rreth projektit të Vetëvendosjes ‘Bilfinger’, shkruan Gazeta Metro.

Ditëve të fundit temë diksutimi në vend është bërë zgjidhja e problemit të enërgjisë elektrike, ku si ide është menduar futja e e projektit të rehabilitimit të Kosovës A nga kompania gjermane “Bilfinger”. Si arsye për krizë energjetike, disa herë është përmendur nga qeveritarët, dhe nga vetë Kurti ikja e kësaj mundësie duke akuzuar LDK’në se nuk e kanë pranuar projektin gjerman për Kosovën A.

Mirëpo, Isa Mustafa insiston se kjo kompani ishte e painteresuar ta rindërtonte Kosovën A në vitin 2015. SipasMustafës  e gjitha çka kishte ofruar “Bilfinger” ishin 15-20 faqe PowrPoint.

Më poshtë ju sjellim artikulli e plotë me 22 fakte:

Projekti i rehabilitimit të Kosovës A nga Bilfinger është diskutuar shumë kohëve të fundit si një zgjidhje e problemeve të sektorit të energjisë. Në kohën kur është propozu ky koncept-projekt unë isha duke punuar për Qeverinë e Kosovës dhe morra pjesë në disa takime teknike me Bilfinger ku është diskutuar koncept-projekti i tyre.

Këtë artikull e shkruaj në formë anonime sepse nuk dëshiroj të jem pjesë e debatit politik, mirëpo ndihem i obliguar që të jap sqarimet e nevojshme që me shpresë do të ndihmojnë që të ecet tutje me zhvillimin e sektorit të energjisë të vendit.

1. Bilfinger nuk ka qenë investitorë. Ata janë thjesht punëkryes. Për ata që e dyshojnë, ja ëebsite i Bilfinger (www.bilfinger.com) dhe ju lutem e gjeni një elektranë të vetme në të cilën Bilfinger ka investu!

2. Bilfinger ka kërku që investimi të jetë i buxhetit të shtetit. Pra, si çdo punëkryes tjetër, Bilfinger thjesht ka kërku që të gjitha mjetet për punët që kryhen të sigurohen nga Qeveria.

3. Bilfinger ka premtu që do ti ndihmojë Qeverisë që të sigurojë një pjesë si kredi për ta paguar Bilfinger-in, mirepo asnjëherë nuk ka arritë që të sigurojë ndonjë letër interesimi nga cilado bankë zhvillimore apo komerciale.

4. Nuk ka asnjë rast në botë ku është ndërmarr një projekt i ngjashëm. Koncepti i Bilfinger ka qenë që të largohen të gjitha paisjet ekzistuese nga Kosova A dhe vetëm të shfrytëzhen muret ekzistuse. Pra, gjithqka e re, përveq mureve. Nga hulumtimi i jonë dhe i ekspertëve ndërkombëtar që ishin duke mbështet Qeverinë nuk kemi pa asnjë rast në botë kur është ndërmarr një investim i tillë për me e rehabilitu ndonjë termocentral kaq të vjetër sepse është investim i palogjikshëm. I është kërku shumë thjesht Blfingerit që të ndaj informata lidhur me ndonjë rast të njëjt (“case studies”) mirëpo asnjëherë nuk janë dhënë këto informata. Pse: sepse nuk ekzistojnë! Kush ka interesim mundet me hulumtu dhe e shef edhe vetë.

5. Bilfinger ka kërku kontratë të negociushme si punëkryes dhe ka deklaru që nuk marrin pjesë në ndonjë proces me konkurrencë. Edhe ashtu, konkurrencë për ketë projekt nuk do të kishte, sepse ishte projekt shume spekulativ dhe asnjë punëkryes serioz nuk do të merrte pjesë.

6. Bilfinger nuk ka pranu të propozoj projekt dhe buxhet. Gjithmonë punëkryesi e jep projektin e detajuar tek klienti. Qasja e Bilfinger ka qenë se nuk dihen saktesisht se sa punë duhet të kryhen dhe andaj duhet një kontratë kornize ku Bilfinger do të paguhet për kohën dhe materialet e shpenzuara dhe ata janë të vetmit që kanë ekskluzivitet me kry punë. Për këtë do të krijohej një komision i përbashkët Qeveri-Bilfinger për të vendos përgjatë implementimit të projektit se cka të bëhet për paisje specifike. Kjo nënkupton zyrtar të Qeverisë me u ul në tavolinë edhe me than “po këtë paisje po e blejmë të re prej Bilfinger për 50 milion Euro e këtë tjetrën po e blejmë nga BIlfingeri për 12 milion Euro.” Pa koment.

7. Bilfinger nuk pranoj që të propozoj buxhetin maksimal që nuk do të kalohej. Përderisa në propozim disa faqës thojnë që projekti do të kushtojë rreth 900 milion Euro, ata nuk pranuan që të jepin garancion se ai buxhet nuk do të kalohej. Sa do të ishin shpenzimet finale do të varej nga ky Komisioni Qeveri-Bilfinger, e cila në realitet do të varej nga sa do të ofronte Bilfinger për cdo paisje përderisa Qeveria kishte ekskluzivitet me ta (pamundësi me marr ofertë prej dikujt tjetër).

8. Buxheti me real për këtë projekt do të ishte rreth 2 deri në 3 miliard Euro. Koncepti ishte që të largohen absolut të gjitha paisjet ekzistuese, mirëpo vetëm të përdoren muret e termocentralit ekzistues. Kjo nënkupton që prodhuesit e paisjeve do të duhej të dizajnonin dhe prodhonin paisje specifike për përdorim vetëm në këtë termocentral. Limiti kryesor është fakti se njësitë e Kosovës A janë shumë të vogla (më pak se 200MW për njësi) dhe kanë një dizajn të viteve ‘60-‘70, përderisa industria ka evolu në njësi më të mëdha se 500MW. Pra prodhuesit e paisjeve (Siemens, Mitsubishi-Hitachi, General Electric – Alstom, Doosan, etj.) nuk kanë prodhu këto lloj paisje qe 40-50 vite dhe duhet të dizajnojnë gjithqka nga fillimi duke ju përmbajt standardeve të reja teknike dhe ambientale dhe limiteve të hapësirës ekzistuese (shiqo pikën 9). Procesi i dizajnit dhe prodhimit të një paisje për një përdorim të vetëm në këtë rast do të kishte kosto 2-3 herë më të lartë sesa prodhimi i paisjeve të standardizume që prodhohen në masë dhe shiten tek qindra klientë.

9. Punët civile (pra muret ekzistuese) janë pjesa më e thjesht dhe me vlerë më të ulët në këto projekte (rreth 100 milion Euro) në krahasim me projektin në tërësi. Përdorimi i mureve ekzistuese vetëm se do të shkaktonte probleme. Inxhinierë e Bilfinger gjatë takimit e kanë konfirmu që do të jetë shumë vështirë të menaxhohet instalimi i paisjeve për shkak se duhet të manovrohet në hapësirat ekzistuese. Njëkohësisht, dizajni i paisjeve do të duhej ti përmbahej limiteve të hapësirave. Kur ndërtohet një projekt i ri, gjithmonë punët civile adaptohen në bazë të teknologjisë – përderisa në këtë rast do të ishte totalisht e kundërta!

10. Bilfinger nuk ka garantu kohëzgjatjen e kryerjes së punëve dhe afatin se kur do të hynte në operim termcentrali i rehabilituar. Kjo për shkak se nuk e kanë pas të kjartë se sa duhet të intervenohet, sa do të zgjas dizajni dhe prodhimi i paisjeve, cilat paisje duhet të rehabilitohen, dhe sa do të jetë e vështirë instalimi i tyre.

11. Përgjatë rehabilitimit Kosova do të duhej të importonte rryme dhe kjo do të nënkuptonte një kosto shtesë të importit prej 400 milion deri në 1.2 miliard Euro. Pra po flasim për së paku 4 vitë kur TC Kosova A do të ishte jashtë funksionit dhe do të duhej të importohej rryma në Kosovë për të zëvëndësuar prodhimin e humbur. Kjo në rastin më të mirë me cmime të rrymës sikur para-pandemisë do të nënkuptonte rreth 100 milion Euro kosto vjetore shtesë për importin (1600GWh prodhimi i Kos A me çmim rreth 60 Euro/MWh). Në cmimet e energjisë sikurse që janë tani, kostoja shtesë e importit do të ishte 300 milion Euro për vit, apo 1.2 miliard Euro për 4 vite. Pra këto janë kosto shtesë mbi importin ekzistues.

12. Si rezultat, lobuesit kryesor të këtij projekti kanë qenë Tregtarët/Importuesit e Rrymës. Nga importi i rrymës gjithmonë përfituesi kryesor është Sërbia. Fatkeqësisht, importuesit e rrymës për një kohë të gjatë kanë pas ndikim të madh në Kosovë, shpesh përmes njerëzve që e kanë mshef se cilat interesa i përfaqësojnë.

13. Bilfinger nuk ka garantu se sa do të ishte kapaciteti final i njësive (sa MW) dhe se përfundimisht sa njësi do të hynin në operim. Prap kjo ka të bëje me faktin se nuk ka paisje të gatshme të dizajnuara.

14. Bilfinger nuk ka garantu se termocentrali do ti përmbahej standardeve Evropiane sa i përket emitimeve apo efiqiencës. Standardi që aplikohej në atë kohë ishte Large Combustion Plants Directive për shtetet e Ballkanit, mirëpo në Evrope veqse ishte avancuar një standard më i lartë që quhet Industrial Plants Directive. Bilfinger nuk do të garantonte me kontratë që do të përmbushej asnjëri nga këto standarde, dhe Kosova mund të obligohej edhe pas këtij invetimi të mbyll termocentralin sepse nuk i përmbush standardet. Bilfinger nuk garantonte këto standarde për shkak se teknologjia nuk ekzistojke, jo sepse nuk kishin dëshirë.

15. Efiqienca e termocentralit të rehabilituar gjithsesi do të mbetej shumë e ulët, që do të nënkuptonte kosto shumë të lartë të enegjisë si dhe emitime (dhe kosto në të ardhmën) më të larta të CO2. Kjo thjesht për shkak se njësitë më të vogla se 200MË të Kos A kanë efiqiencë të ulët. Sa më e madhe njësia, aq më efiqiente mund të jetë. Kjo është arsyeja pse industria ka evolu në elektrana shumë më të mëdha. Ky evolim shihet me elektrana të gazit dhe qymyrit, por edhe me eolike, PV, CSP, etj.

16. Bilfinger nuk garantonte performancën. Pra edhe nëse hynte në operim termocentrali, prap ai mund të prishej menjëherë dhe nuk kishte asnje garancion se ata do të mbulonin kostot për rregullimin e prishjeve dhe të blerjes së rrymës në treg për të zëvendësuar këto prodhim. Prap, mungesa e teknologjisë me referenca nuk i lejontë të garantojnë performancë.

17. Bilfinger kërkonte që të dëmshpërblehet për cfardo mbetje e rrëzikshme që mund të haset në to gjatë punimeve. Rrëzikshmëria për Kosovën ka qenë shumë e lartë sepse në TC Kos A ekzistojën shumë mbetje të rrëzikshme (asbest, PCB, etj) dhe pastrimi i tyre do të kushtonte së paku qindra miliona. Në industri të energjisë ka raste të pafund ku materialet e rrëzikshme kanë rritur kostot e projekteve për miliarda euro.

18. Me e përmbledh: Imagjino je familja më e varfur dhe je duke jetu në shtëpinë më të vjetër dhe të dëmtuar në qytet (pra elektrana ma e vjetër dhe e dëmshme në Evropë dhe Kosova vendi ma i varfër). Ti përfundimisht je tu planifiku me e ndërtu një shtëpi të re dhe pastaj me e prish shtëpinë e vjetër. Të afrohet një punëkryes dhe të thotë që krejt qyteti jon budall që po ndërtojnë shtëpi të reja (Gjermania, Sllovenia, Polonia, Greqia, etj të gjitha ndërtonin të reja, nuk rehabilitonin termocentralet 60 vite të vjetra). Punëkryesi të propozon që ma mire e ki me e pagu ata sado që të thotë ai, por pa fol me dikon tjetër, për me e rregullu shtëpinë e vjetër. Punëkryesi të thotë së nuk të garanton se sa do të kushtojë, sa kohë do të merr, a ka me dal mirë, cfar kualiteti të materialeve ka me përdor, a do ti përmbahet rregullave teknike dhe si rezultat shteti të obligon me e rrëzu, dhe sa do ti kesh kostot e operimit për shkak të efiqiencës së ulët. Ndërkohë, sa është tu punu, ti duhesh me shku me jetu dikun me qira. Pyte veten se qka do të bëje.

19. Gjatë përvojës në Qeveri pata rastin të shoh disa herë të vijnë propozime totalisht spekulative nga kompani që kanë tentuar të shfrytëzojnë dobësite e Kosovës dhe të lobojnë përmes shteteve të tyre (të cilat janë të obliguar me ligj me i mbështet) për me pas përfitime absurde. Projekti i Bilfinger ka qenë projekti më spekulativ që kam pa dhe po të mos ishte lobi i interest të tregtarëve të rrymës si dhe personat që përfaqësonin Bilfinger dhe mendonin të përfitonin direkt nga projekti, ky koncept thjesht do të harrohej sikurse të gjithë ato projektet tjera spekulative. Fatkeqësisht, interesat ishin shumë të mëdha.

20. Pse Vetvendosja edhe në atë kohë edhe tash e mbështeti këtë koncept-projekt pa e analizu dhe shiqu detajet, dhe pa bisedu me punëkryes serioz mbetet një mister. Ky projekt do të gjynjëzonte sektorin e energjisë dhe buxhetin e Kosovës dhe jam i bindur që edhe pse bisedohet për rehabilitimin e Kosovës A, Qeveria e tanishme as për së afërmi nuk e ka idenë se sa komplekse dhe e kushtushme do të jetë një aventurë e tillë. Njëkohësisht, kam shumë shpresë se Qeveria do të hjekë dorë nga ky projekt kur ta kuptoj se sa i palogjikshme është një investim i tillë. Ma mirë një premtim elektoral i pambajtur, sesa humbja e miliarda Eurove. Poashtu, disa persona kyç që kanë lobu në VV për këtë projekt janë anëtar të partisë dhe kanë pas interes personal që të zhvillohej ky projekt. Kish me qenë mirë që të auditojnë ata persona dhe shiqohet se a kanë bërë ndonjëherë deklarim të konfliktit të interesit.

21. Kushdo që e përmend rehabilitimin e TC Kosova A kish me qenë mirë të shkoj ta vizitojë vetë termocentralin. Së paku do të ja ndreq ditën atyre punëtorëve të gjorë të TC Kos A që qdo ditë që disa dekada i ekspozhen nivelit më të lartë të emitimeve kancerogjene të ndonjë termocentrali në Evropë. Ata punëtorë të asaj elektranë thjesht e kanë sakrifiku shëndetin që Kosova të ketë rrymë, dhe në minimum meritojnë që të pensionohen me nder edhe parakohe.

22. Prozimin powerpoint disa faqësh i Bilfinger është në Ministri. Kërkoni publikimin e atij propozimi dhe ju sfidoj të gjeni ndonjë kontraditë mes këtij shkrimi dhe atij propozimi.