E vrau kushëririn, nga QKUK tregojnë gjendjen e dorasit dhe të plagosurit tjetër

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri  në fshatin Baks të komunës së Skenderajt  ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.

Personi i cili ka mbetur i vrarë është Besim Musliu.

Nga burimet e gazetës, mësohet se vrasjen e ka kryer  kushëriri i tij.

Mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli tha se gjendja e dy të plagosurve është stabile.

”Gjendja e tyre është e mirë, stabile janë duke marr trajtimin mjeksor”, tha ajo për Insajderin.

Sipas burimeve  të Indekonline, vrasja ndodhi për një arsye banale .  Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje pasi viktima kishte ngasur makinën me shpejtësi të madhe.