E zakonshme, asgjë e re: Ministri Latifi udhëton jashtë vendit për të marrë pjesë me një konferencë

E zakonshme, asgjë e re: Ministri Latifi udhëton jashtë vendit për të marrë pjesë me një konferencë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

Përmes njoftimit, ministria ka bërë të ditur se ministri Latifi do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji në Austri.

“Ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se në këtë konferencë Latifi do të flas dhe do të bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si ministër i Shëndetësisë në transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera.

Shpërndaje në: