E zbulon Abdixhiku: Ja kur do t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për koalicion

E zbulon Abdixhiku: Ja kur do t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për koalicion

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se partia e tij është e gatshme që pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të diskutojë me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe me AAK-në dhe NISMA-n nëse kanë vullnet, dhe shtoi se do të mundohen që ta pamundësojnë qeverisjen e PDK-së, njofton Klan Kosova.

Ndonëse i zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve, ai beson se në Lidhjen Demokratike ka ndodhur një revolucion sa i përket renditjes së listës së LDK-së, por tha se duhet treguar respekt për njerëzit që nuk janë më pjesë e listës pasi që kanë bërë punë të jashtëzakonshme përgjatë viteve.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin e partisë ndonëse me vota jemi pothuajse njejtë, do të duhej të rriteshim, ta përcjellim trendin e rritjes por ky është rezultati që e kemi”, tha ai.

“Është mirë t’i kemi listat përfundimtare”, tha Abdixhiku sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, e tek më pas, sipas tij, ta presin konsumimin e të drejtës kushtetuese sa i përket mandatarit të parë.

“Do të dëshironim të bëjmë ç’është e mundur që ta pamundësojmë PDK-në që të jetë në qeverisje”, tha Abdixhiku duke shtuar se do të mundohen të ndërtojnë alternativë kundër qeverisjes me PDK-në.

Pas çertifikimit të rezultateve, Abdixhiku pret të diskutojë me Lëvizjen Vetëvendosje, por nëse kanë vullnet, edhe me AAK-në dhe NISMA-n.

Shpërndaje në: