Easy Jet planifikon largimin nga Londra
Kompania ajrore britanike, me çmime të ulëta (Lowcost) “Easy Jet”ka filluar bisedimet me disa nga shtetet e BE për shpërngulje të selisë nga Londra për në një qytet tjetër jashtë Mbretërisë së Bashkuar.
Selia e “EasyJet”, aktualisht është në aeroportin Gatwick në Londër, ndërsa vetëm në aeroportin tjetër të këtij qyteti, Luton, ka të punësuar rreth 1000 persona.
Skynews raporton se udhëheqësia e kësaj kompanie, tashmë ka vendosur të largohet nga Londra, transmeton lajmi.net.
Bisedimet ka filluar me disa shtete anëtare të BE-së, por për planet pasuese, ende nuk është vendosur.



