“Ecni prej këtu”: Dëshmitari rrëfen për racizmin ndaj egjiptianëve në restorantin në Gjakovë

“Ecni prej këtu”: Dëshmitari rrëfen për racizmin ndaj egjiptianëve në restorantin në Gjakovë

Të shtunën brenda në Gjakovë, ka ndodhur një incident i tmerrshëm racist ku në një restorant janë diskriminuar bashkë-kombësit tanë të pakicës etnike egjiptiane.

Një dëshmitar okular që ka folur për Expressin, tha ishte në lokal me gruan dhe me vajzën e tij kur një grup të rinjsh kosovarë egjiptianë nuk u lejuan të qëndronin aty.

Sidoqoftë, nga ana e lokalit e kanë mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Sipas dëshmitarit, i cili kërkoi të mbetej anonim, të rinjve iu kërkua dëshmia e vaksinës kundër Covid-19, ndërsa atij nuk ia kishin kërkuar ani pse thotë se në lokal arriti rreth 10 minuta para të rinjve.

“Isha unë me shoqen dhe me çikën, mua ma krynë shërbimin, as nuk më pyetën për vaksinë as për asnjë send. Ndërkohë, brenda 10 minutave, sa isha unë aty erdhën 4-5 persona të komunitetit tonë egjipitan, edhe kur i shoh ata si ta çelin derën, ulën në fund te dera, qaq që ndihen qysh ndihen, e çelin derën menjëherë ulën dhe unë automatikisht e bëjë një foto që ta shoh se si po reagojnë, për shkak se pak me hërët e kemi pas edhe një rast një djal që u dal edhe ai nëpër rrjete sociale duke tregu që e kanë largu prej kafeterisë, edhe unë prita menjëherë që kanë me i largu edhe këta djemt dhe e bëra foton. Ndërkohë, erdhi kamarieri, s’di çka foli me ta dhe këta djemt dolën përjashtë. Kur këta djemt dolën përjashtë, unë dola vrap pas tyre, se bëhej fjalë për komunitetin tim dhe unë mundohem për komunitetin tim për shkak që të mos na cenohen të drejtat tona dhe të paktën edhe në jemi pjesë e Kosovës. Edhe ne jemi të lindur e të rritur në Kosovë, kështu që unë tentova shkova pas këtyre djemve”, tha ky person.

Tutje, ai thotë se u mundua t’i bindte të rinjtë që të ktheheshin në lokal, por sipas tij, djali i pronarit të lokalit ju tha “ecni nga këtu”.

Shpërndaje në: