The Economist: Triumfi eventual i komandantëve të PDK’s dhe AAK’s mund të jetë jetëshkurtër

The Economist: Triumfi eventual i komandantëve të PDK’s dhe AAK’s mund të jetë jetëshkurtër

Revista prestigjioze britanike The Economist ka bërë një analizë interesante rreth krizës politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

“Për muaj, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qenë të përfshirë në kriza të llojeve të ndryshme. Por, gjatë ditëve të fundit, peizazhet politike në secilin prej këtyre vendeve janë zhvendosur papritmas, dhe për të mirë.” shkruan Economist.

Në artikull një pjesë i kushtohet krizës politike në Kosovë, që solli edhe zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 11 Qershor.

“Kriza në Kosovë ishte më e mprehta. Më 10 maj qeveria e vendit ra kur Partia Demokratike e Kosovës, (dikur e drejtuar nga presidenti aktual Hashim Thaçi), e Kadri Veselit, u tërhoq nga koalicioni qeverisës. PDK dëshironte të mbante zgjedhje para se mbështetja popullore në rënie për këtë parti të thellohej më tej. Shkaku i kolapsit politikë ishte dështimi i parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje kufitare me Malin e Zi.”.

Por, interesante është se edhe në analizën e The Economist shprehet habia me koalicionin e PDK’s AAK’s dhe NISMA’s, që drejtohen nga politikanë të dalë nga lufta.

“Politikanë kosovarë, të cilët normalisht e përbuzin njëri-tjetrin, kanë arritur një marrëveshje për të marrë pjesë së bashku në zgjedhje më 11 qershor. Më 16 maj, krejt papritur PDK njoftoi se po formonte një koalicion parazgjedhorë me dy krerë të tjerë të rëndësishëm politikë, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.”, thuhet nw shkrimin e The Economist.

“Ish kryekomandantët e UÇK-së njihen të urrejnë njëri-tjetrin. Por së bashku, ata kanë një shans të mirë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Por, triumfi i tyre do të jetë jetëshkurtër: një gjykatë e re e ngritur në Hagë për të gjykuar krimet e luftës dhe krimin e organizuar në Kosovë pritet të lëshojë aktakuza gjatë këtij viti, dhe raporti që çoi në themelimin e këtij Tribunali përmend të gjithë katër udhëheqësit, si tw dyshuar potencial (Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj, v.j).”, vazhdon artikulli i The Economist.

Në linkun e më poshtëm mund të lexoni artikullin në origjinal:  KËTU

 

http://www.economist.com/news/europe/21722356-compromises-strike-all-once-kosovo-macedonia-and-albania-chaotic-western-balkans-take

 

 

Shpërndaje në: