Eden Hazard ‘nuk stërvitet mirë dhe luan video-loja pesë minuta para ndeshjeve’

Eden Hazard ‘nuk stërvitet mirë dhe luan video-loja pesë minuta para ndeshjeve’

Eden Hazard luante ‘Mario Kart’ disa minuta para se të vraponte prapa kundërshtarëve dhe të shkëlqente për Chelsean, ka zbuluar Felipe Luis.

Dyshja luajti së bashku në sezonin e vetëm të brazilianit në ‘Stamford Bridge’ më 2014/15, kur edhe ‘Të Kaltërit’ fituan titullin me Jose Mourinhon, transmeton Periskopi.

Hazard, 30-vjeçar, ishte në formë të jashtëzakonshme atë kohë duke shënuar 19 gola dhe duke kontribuar me 13 asistime për skuadrën nga perëndimi i Londrës.

Por mbrojtësi i majtë, Luis mendon se belgu ka mundur të ishte edhe më i mirë nëse do të mundohej më shumë.

Ai u shpreh për ‘Mail’: ”Eden së bashku me Neymar janë lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur përkrah – atje lart me Messin.

”Ai nuk stërvitej mirë, pesë minuta para ndeshjeve ai luante ‘Mario Kart’ në zhveshtore.

”Ai nxehej pa i lidhur tojat e këpucëve fare.

”Por pastaj askush nuk mund t’ia merrte topin. Ai driblonte prapa tre apo katër lojtarëve dhe fitonte ndeshjet e i vetëm.

”Hazard ka kaq shumë talent. Ndoshta atij i mungon paksa ambicia për të thënë ‘do të jem lojtari më i mirë në botë’. Sepse ai mund të jetë.”

Luis, 35-vjeçar, aktivizohej rrallë me Chelsean dhe shpejt u rikthye tek Atletico Madridi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: