Edhe 14 raste të reja me linë e majmunëve në Angli

Edhe 14 raste të reja me linë e majmunëve në Angli

Anglia ka regjistruar edhe 14 raste të reja me linë e majmunëve, duke e çuar në 71 numrin total të të infektuarve në Britani, shkruan Sky News të martën.

Deri tani, 70 raste janë raportuar në Angli, një në Skoci, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore e Britanisë.

Infeksioni i lisë së majmunit është shpërndarë me të madhe në botë kohëve të fundit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lia e majmunëve mund të frenohet.

Shpërndaje në: