Edhe AAK-ja paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike

Edhe AAK-ja paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar paralajmërimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

AAK-ja ka njoftuar se në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Aleancës, Kryesia ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme, ku ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës.

Sipas tyre, përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.

Njoftimi i plotë:

AAK shqyrton mundësinë e organizmit të protestave për çmimin e energjisë

Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Aleancës, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.

Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.

Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë.

Kryesia e AAK-së, ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Poashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, Seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale.

Shpërndaje në: