Edhe Barcelona është prekur nga koronavirusi, 5 futbollistë dhe dy teknikë pozitiv

Edhe Barcelona është prekur nga koronavirusi, 5 futbollistë dhe dy teknikë pozitiv

Pandemia “Covid-19” duket se kishte prekur edhe skuadrën kampione të Spanjës, Barcelonën. 5 futbollistë nga skuadra e parë dhe dy teknikë ishin testuan pozitivë me koronavirusin.

Sipas informacionit të ofruar nga radioja “Grupo Godó”, këto janë raste të kaluara, tashmë të shëruara, të zbuluara që kur “La Liga” nisi të bënte testimet e para.

Në atë kohë, dhe gjithnjë sipas informacioneve të lartpërmendura, pjesëtarët e ekipit “buagrana” dolën se e kishin marrë virusin, pasi u kryen testet e gjakut.

Ky është informacioni më i ri, edhe pse deri më tani nuk ishte raportuar asnjë rast me “Covid-19” në skuadrën e parë të Barcelonës.

Është fakt që e gjithë skuadra po stërvitet normalisht, me përjashtim të të dëmtuarve, çka tregon se aktualisht të gjithë futbollistët janë të pastër nga çdo infeksion, ashtu që asnjë prej tyre nuk do të mungojë në sfidën e së shtunës kundër Majorkës (22:00h).

Shpërndaje në: