Edhe Betim Halimi largohet nga klubi i Prishtinës

Edhe Betim Halimi largohet nga klubi i Prishtinës

Betim Halimi është largimi i radhës nga klubi i Prishtinës.

Faqja zyrtare e klubit të Prishtinës ka njoftuar se Prishtina dhe Halimi kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe.

Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 u transferua te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.Njoftimi i plotë i klubit:

“???????????? ????? ??????!“Gardiani” Betim Halimi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe.

Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 erdhi te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.
Familja “bardhekaltër” i dëshiron shëndet e suksese në karrierë Betimit.”

Shpërndaje në: