Edhe Borrell reagon për krimin në Gllogjan: I tronditur nga sulmi i tmerrshëm

Edhe Borrell reagon për krimin në Gllogjan: I tronditur nga sulmi i tmerrshëm

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Joseph Borrell, ka reaguar për sulmin e tmerrshëm në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona.

Borrell i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke kërkuar që përgjegjësit të sillen sa më parë para drejtësisë.

“Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, rasti i sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një, po hetohet nga Policia si “vrasje e rëndë”.

Kështu është cilësuar rasti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, drejtuar mediave. Në raport thuhet se i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati.

Shpërndaje në: