Edhe Chelsea me mesazh kundër racizmit pas vrasjes së burrit me ngjyrw, George Floyd

Edhe Chelsea me mesazh kundër racizmit pas vrasjes së burrit me ngjyrw, George Floyd

Pas Liverpoolit edhe Chelsea ka bërë një gjest fantastik në shënjë solidariteti gjatë seancës së tyre stërvitore në Cobham të martën.

Secili lojtar ishte në gju duke e formuar shkronjën H, derisa po u fotografonin në qendrën stërvitore

Futbollistët kishin veshur fanella me ngjyra të kaltër dhe të zezë, duke u kombinuar për soldarizimin me protestat që po mbahen aktualisht në SHBA.

“Mjaft është mjaft. Ne jemi të gjithë njerëz. Të bashkuar jemi më të fortë.”, shkruhet nga futbollistët e Bluve në rrjetet sociale.

Floyd ishte vrarë nga policia në Minneapolis javën e kaluar, duke shkaktuar protesta në shkallë të gjerë dhe trazirat në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara.

 

Shpërndaje në: