Edhe Chelsea në garë për transferimin e yllit të Real Madridit

Periskopi.com Sporti

Chelsea thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Real Madrid, Sergio Reguilon.

Por, skuadra e Frank Lampard është duke u përballë me një garë të ashpër nga Everton dhe Sevilla, me këta të fundit që kishin në huazim lojtarin, ku ishte votuar se mbrojtësi më i mirë i majtë në La Liga.

Everton thuhet të jenë favorit për nënshkrimin e Reguilon, pasi kanë vendosur një ofertë prej 18 milionë funtesh gjatë fundjavës, ndërsa Marca, thotë se Chelsea do të kërkojë së pari huazimin e tij një vjeçar.

Rritja e interesimit të Chelsea për Reguilon është një shenj që mbrojtësi i Leicester City, Ben Chilwell, nuk do të lëvizë drejt ‘Stamford Bridge’.

‘Foxes’ janë duke kërkuar 80 milionë funte për Chilwell, i cili është nën kontratë deri në vitin 2024, kështu që Reugilon i Real Madrid, shihet si një alternativë më e mirë.

Shpërndaje në: