Edhe dy viktima tjera nga koronavirusi në Shqipëri

Edhe dy viktima tjera nga koronavirusi në Shqipëri

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

Lajmi është konfirmuar pak më parë nga ministria e Shëndetësisë.Njoftim:

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shënde tësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Shpërndaje në: