Edhe dy zyrtarë të PDK-së marrin pjesë në protestën e PSD-së

Edhe dy zyrtarë të PDK-së marrin pjesë në protestën e PSD-së

Dy zyrtarë të PDK-së marrin pjesë në protestën e PSD-së.

Ndonëse u tha se akterë të tjerë të opozitës nuk do të jenë pjesëmarrës në protestën e PSD-së, në të njëjtën janë parë disa anëtarë të PDK-së.

Aty është parë deputeti i kësaj partie, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili.

Në protestë nuk ka marrë pjesë zyrtarisht asnjë prej partive opozitare që përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

AAK-ja ka paralajmëruar më herët se do të organizojë një protestë, megjitahtë ende s’ka ndodhur. Derisa protestën e djeshme, Haradinaj e ka përkrahur, por ka thënë se nuk marrin pjesë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë para protestuesve se s’do të ndalen derisa të tërhiqet mbrapa propozimi për shtrenjtim të rrymës.

Protesta është përcjellë me tensione afër objektit të Qeverisë, pasi që Molliqaj nuk pranonte të mbante fjalim pa u zbrapsur policia.

Protesta është organizuar për të kundërshtuar shtrenjtimin e çmimit të rrymës.

Shpërndaje në: