Edhe Fatmir Limaj nuk i’a merr parasysh ftesën Thaçit

Edhe Fatmir Limaj nuk i’a merr parasysh ftesën Thaçit

Këtë për Periskopin e ka bërë të ditur Bilall Sherfi nga kjo parti.

Ai ka thënë se Nisma nuk merr pjesë në këtë takim siç e quajti ai për pseudo-tryeza, pasi sipas Nismës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe legjislatura e re ta bëjë reformën zgjedhore.

“Reformë zgjedhore nën organizimin e Hashim Thaçit nuk mund të ketë. Nuk të ketë vetëm tentim për t’u dukur se po punohet për reformë, por në fakt një njeri si kryeministër bllokoi reformën zgjedhore nuk mund të  zhbllokoj tani në cilësi tjetër. Ne nuk besojmë që kjo legjislaturë dhe ky president  mund të arrijë të bëjë reformë zgjedhore. Nisma vazhdon të qëndron parapa qëndrimit se duhet zgjedhje të parakohshme dhe legjislatura e ardhshme të merre me reformën thelbësore  zgjedhore. Përderisa nuk plotësohen këto kushte Nisma nuk merr pjesë në takime për pseudo tryeza për reforma zgjedhore”, ka thënë ai për Periskopin.

Shpërndaje në: