Edhe Fauci flet për pretendimet e reperes Minaj se vaksina shkakton sterilitet: S’ka prova, s’ka arsye

Edhe Fauci flet për pretendimet e reperes Minaj se vaksina shkakton sterilitet: S’ka prova, s’ka arsye

Edhe Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, i ka mëshuar pretendimeve të bëra nga reperja Nicki Minaj se vaksina Covid-19 mund t’i bëj burrat sterilë.

Fauci mohoi këto pretendime si false kur u pyet gjatë një interviste në CNN.

“S’ka asnjë provë se ndodh, e asnjë arsye mekanistike për të imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte,” ka thënë ai. “Kësisoj, përgjigja ime është JO.” – tha ai, raporton NBC, përkthen Periskopi.

“Ka shumë dezinformata, shumica në mediat sociale, dhe mënyra e vetme që e dimë për t’i dalë kundër është të ofrojmë shumë informacione korrekte,” vazhdoi Fauci.

“Nuk po e fajësoj atë [Nicki Minajin] për asgjë por duhet që ajo të mendojë dy herë para se të propagojë informacione që nuk kanë asnjë bazë.”

Minaj kishte pretenduar që një shok i një kushëririt të saj në Trinidad dhe Tobago kishte përfunduar me koqe të ënjtura pasi kishte marrë vaksinën antiCOVID-19. /Periskopi

Shpërndaje në: