Edhe Feraj i pakënaqur? “Unë mendoj se Bashkimi Kombëtar duhet bërë sot”

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Lartë i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, është mbyllur në vete pasi gjuha e tij e urrejtjes u dënua nga Federata Evropiane e Gazetarëve. Sidoqoftë, edhe pa postuar ai ka bërë një intro që duket se i del kundër qëndrimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti.

Kurti në Austri u shpreh se kishte fituar këtë mandat për punësim dhe drejtësi, duke nënkuptuar se çështja e Bashkimit me Shqipërinë duhej shtyrë për më vonë.

E Hysamedin Feraj, ka bërë një deklaratë të qartë dhe të fortë në Intron e tij në Facebook ku thotë “Unë mendoj se Bashkimi Kombëtar duhet bërë sot!”

Feraj nuk ka postuar asgjë në profilin e tij në Facebook, e që përbën një event të rrallë marrë parasysh vëllimin e madh të postimeve që bënte dikur, përcjell Periskopi.

Për herë të fundit, Feraj ka postuar më 20 nëntor, e postime të tjera ka bërë për çdo ditë të lume gjatë nëntorit.