Edhe gjatë verës cilësi jo e mirë e ajrit në Kosovë

Edhe gjatë verës cilësi jo e mirë e ajrit në Kosovë

Shumë nga ne e asociojnë verën me ajër të pastër e të shëndetshëm, duke lënë anash faktin që cilësia e dobët e ajrit është problem i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit. Moti i verës dhe kushtet klimatike më të ngrohta mund të kontribuojnë në cilësinë e dobët të ajrit, duke rezultuar në një sërë pasojash të dëmshme shëndetësore dhe ekonomike.

Rrezet e diellit gjatë verës në bashkëdyzim me ndotësit e shkarkuar në ajër rezultojnë në përkeqësim të cilësisë së ajrit, veçanërisht në ngritje të nivelit të ozonit sipërfaqësor (në shtresën e ulët të ajrit). Ozoni në nivelet më të larta atmosferike është i mirë dhe luan rol mbrojtës, mirëpo, ai sipërfaqësor mund të shkaktojë probleme shëndetësore duke përfshirë dhimbjen e gjoksit, kollitjen, acarimin e fytit dhe mbingarkesën. Ndotja e ajrit është problematike veçanërisht për ata që kanë probleme respiratore dhe sëmundje të zemrës.

Në mënyrë që të informoheni dhe të merrni masa për të mbrojtur veten nga ndotja e ajrit vizitoni çdo ditë, në çdo kohë, aplikacionin mobil Air Quality in Kosovo, portalin zyrtar të cilësisë së ajrit në Kosovë, si dhe uebfaqen zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Shpërndaje në: