Edhe Indisë i del problem me diasporën e saj 18 milionëshe: “Këqyrni punët e juaja”

Edhe Indisë i del problem me diasporën e saj 18 milionëshe: “Këqyrni punët e juaja”

Kur shkrimtarja amerikane Meena Harris shkroi në Twitter kritikën e saj për protestat e fermerëve ndaj reformave të agrikulturës, kishte kundër-protestë ndaj saj nga nacionalistët që i dogjën portretin. Qindra indianë iu sulën me breshëri abuzimesh në Twitter, duke i thënë të rrinte jashtë punëve të vendit.

Harrisi – që është mbesa e zv.presidentes së ShBA-ve, Kamala Harrisit dhe ka prejardhje indiane – kishte refuzuar idenë që 18 milionë njerëzit që përbënin diasporën indiane nuk kishin vend në shprehjen e opinioneve për vendin e tyre.

“Mos më thonë të rri larg punëve tuaja,” kishte shkruar Harris në Twitter. “Këto janë punët tona.”

Dhjetëra mijëra fermerë indianë kanë qenë duke protestuar për rregullat e reja të propozuara nga shteti për të cilat thonë se do t’i varfërojnë.

Protestat e kanë ekspozuar dallimin mes sentimentit nacionalist të kultivuar nga administrata e kryeministrit Narendra Modi në Indi dhe mes indianëve që jetojnë nëpër vende të tjera. Në zemër të kësaj lufte fjalësh qëndron pyetja komplekse se kush mundet në mënyrë legjitime të pretendojë se është indian dhe kush ka të drejtën të sfidojë pabarazitë e perceptuara në vend.

Harrisit iu kanë bashkuar edhe shumë figura të njohura publike me prejardhje indiane në denoncimin e qeverisë së Modit dhe forcave të sigurisë.

Në çështjet e Indisë me fermerët e saj ishin përfshirë edhe Rihanna dhe Greta Thunberg.

Legjenda e kriketit indian, Sachin Tundelkar, kishte thënë: “Sovraniteti i Indisë nuk mund të komprometohet. Forcat e jashtme mund të jenë spektatorë, por jo pjesëmarrës. Indianët e njohin Indinë dhe duhet të vendosin për Indinë. Le të mbesim të bashkuar si komb.”

Bash fermerët që po protestojnë e që janë kryesisht nga Punjabi Sikhs, kanë një diasporë të madhe. Dhe kjo duket se nxit atë diasporë të solidarizohet edhe më shumë me kauzën e tyre.

Ka pasur protesta solidariteti në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gati 500 mijë njerëz identifikohen si Sikhs në Kanada.

Shpërndaje në: